Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim të rekursit për masën e sigurisë arrest me burg për Francesco Becchettin.
Becceti vijon që të jetë në kërkim, ndërsa Gjykata e Tiranës e dënoi në vitin 2022 me 17 vite burg vendim që është apeluar dhe Gjykata e Apelit do ta shpallë vendimin më 30 shtator.
Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Biznesmeni italian akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.