Një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Shëngjin. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”.
Sipas policisë, i riu, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, është rrëzuar nga skela ku po punonte, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. I riu ishte duke montuar skelat për një koncert që do të mbahej mbrëmjen e sotme.
Sakaq, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Ëillson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.