Ballina Politika Eriol Brahimllari “fundos” Ilir Metës/ Dëshmia në SPAK: Adrian Shatku ka paguar...

Eriol Brahimllari “fundos” Ilir Metës/ Dëshmia në SPAK: Adrian Shatku ka paguar për LSI dhe Metën

92
0

Një dëshmi e dhënë në SPAK nga Eriol Brahimllari që rezulton të jetë njohje familjare e Monika kryemadhit dhe kushëri i Endrit Brahimllarit ka rrëzuar deklarimet e Ilir Metës ku ky i fundit ka treguar se nuk ka pasur lidhje të afert me biznesmenin Adrian Shatkun.

Sipas Eriolit i cili është marrë në pyejte nga SPAK, Adriani kishte një marrëdhënie të konsoliduar me drejtuesit e LSI-së para se ai të angazhohej në LSI.

Adrian Shatku, në dijeninë time, thotë Eriol Brahimllari ishte një biznesmen shqiptaro-amerikan që kishte një biznes të suksesshëm në Amerikë, dhe që ndihmonte LSI-në me eksperiencën dhe ekspertizën e vet.

Nga nje dokumet zyrtar që Ora News disponon Eriol Brahimllari, pyetjes sa herë ishin takuar me Adrian Shatkun dhe kush ka qenë tjetër i pranishëm gjatë udhëtimeve në Amerikë, me kryetarin e Kuvendit, Z. Ilir Metaj, i është përgjigjur se “Une kam qenë i pranishëm në të paktën më shumë se nje takim me Adrian Shatkun.

Prania ime në takimet që Kryetari i Kuvendit, Ilir Metaj ka zhvilluar me Adrian Shatkun dhe persona të tjerë, ka qenë sipas kërkesës së Kryetarit të Kuvendit.

Po nga dosja rezulton se biznesmeni ka paguar një shumë prej 1.183.104 lekë në Hotel Rogner për shpenzime të akomodimit të John Moreira dhe përfaqësuesve/punonjësve të tjerë të JPM Strategic Solutions, ndërkohë që është vërtetuar që ata kanë ardhur në Republikën e Shqipërisë, për të ofruar shërbime konsulence ku përfitues është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Metaj.

Nga qelia e burgut Ilir Meta nëpërmjet një statusi ka bërë thirrje SPAK që të marrë në pyetje dy kushërinjtë Erion dhe Endrit Brahimllari pasi sipas tij kanë dijeni mbi kontrat e LSI.