Ballina Ekonomia Çmimet e reja të referencës, eksperti: Do shtrenjtohen ndërtimet, të rishikohet tatimi...

Çmimet e reja të referencës, eksperti: Do shtrenjtohen ndërtimet, të rishikohet tatimi mbi pronën

53
0

Qeveria shqiptare është duke përgatitur çmimet e reja të referencës për banesat të cilat pritet të rrisin kostot për ndërtuesit dhe si rrjedhojë edhe për blerësit fundor. Sipas kreut të Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme Reinaldo Pipiria, çmimet e reja do të kenë disa efekte negative.

Një çmim më i rritur i referencës do të ketë një taksë më të lartë por ndërtuesit do ti paguajnë të gjitha këto që do të thotë se do të kenë më shumë nevojë për para, përpara se të zhvilloj lejen e ndërtimit. Edhe për procesin e rishitjes e detyron mbajtësin e pronës të paguaj një taksë më të madhe”, u shpreh Pipiria.

Emergjente sipas Pipirias është rishikimi jo vetëm i çmimeve të pronave, nga toka tek ndërtesat, por dhe i sistemit të tatimit mbi këto transaksione.

Pa u bërë një studim për vlerën e pronës nuk mund të nxjerrësh çmimet e reja të referencës, pa pasur këto çmime të reja nuk mund të fillosh taksimin për shtëpinë e parë, të dytë dhe të tretë. Mendoj që është momenti i duhur për të bërë një reformim të të gjithë sistemit të çmimeve të referencës shoqëruar dhe me një taksim të pronës”, tha ai.

Drejtori i shoqatës shprehet kundër edhe për ngritjen e taksës lidhur me banesën e dytë e cila sipas tij rrit kostot e mbajtjes së një shtëpie në zonat turistike dhe demotivon shtresën e mesme për rritjen e standardit të jetesës.