Në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në Fushë-Milot, u zbulua një parcelë me 50 bimë të dyshuara cannabis sativa, të fshehura mes një kulture misri.
Në vendngjarje u arrestua në flagrancë 34-vjeçari Armando Përdoda, ndërsa po hetohet edhe bashkëshortja e tij për bashkëpunim të mundshëm në veprimtarinë e paligjshme. Operacioni vijon në të gjithë territorin e vendit.
Gjatë kontrollit të territorit, në Fushë-Milot, Njësia Administrative Milot, u zbulua një parcelë me 50 bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa, të kultivuara ndërmjet një kulture misri.
Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjatë ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë shtetasi Armando Përdoda, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për bashkëshorten e tij, shtetasen E. P., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni dhe bashkëpunim në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon, pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.