Ballina Aktualitet Bllokohen 30 mjete lundruese nga 431 të kontrolluara, shpëtohen në det 13...

Bllokohen 30 mjete lundruese nga 431 të kontrolluara, shpëtohen në det 13 shqiptarë dhe të huaj

28
0

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë kryer kontrolle intensive ndaj 431 mjeteve lundruese në gjithë hapësirën ujore nga Ksamili në Velipojë, përfshirë edhe zonat liqenore dhe lumore. Si rezultat, janë bllokuar 30 mjete: 18 janë jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motorë të instaluar.

12 prej tyre po lundronin brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit janë ndëshkuar me masë administrative prej 100,000 lekësh secili

Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit operacion, në 7 raste emergjente nga Ksamili në Velipojë, 13 shtetas shqiptarë dhe të huaj janë shpëtuar në det nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, për shkak të dallgëve të forta ose defekteve në mjetet e tyre.