Ballina Politika Aeroporti i Vlorës ngre alarm në Zvicër, Bluewin: Aeroporti rrezikon negociatat Shqipëri-BE

Aeroporti i Vlorës ngre alarm në Zvicër, Bluewin: Aeroporti rrezikon negociatat Shqipëri-BE

55
0

Në Zvicër ngrenë alarmin se ndërtimi i Aeroportit të Vlorës në një zonë të mbrojtur mund të rrezikojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Faqja kryesore informative e Bluewin, pjesë Swisscom — kompania më e madhe e telekomunikacionit në Zvicër ka shkruar një shkrim në lidhje me aeroportin e Vlorës që pritet të hapet në gusht. Sipas kësaj faqeje, mbrojtja e shpendëve, rreziqet për sigurinë dhe ndikimi politik mbi drejtësinë po hedhin hije mbi bum-in e planifikuar turistik.

Faqja kryesore informative e Bluewin, pjesë Swisscom — kompania më e madhe e telekomunikacionit në Zvicër ka shkruar një shkrim në lidhje me aeroportin e Vlorës që pritet të hapet në gusht. Në shkrim ngrihet alarmi se për shkak të hijeve që kanë mbuluar ndërtimin e saj në një zonë ku banojnë qindra specie mund të rrezikojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Rreziqet për sigurinë dhe ndikimin politik mbi drejtësinë po hedhin hije mbi bum-in e planifikuar turistik. Një projekt aeroporti me firmë zvicerane po vë Shqipërinë nën presion: mbrojtja e shpendëve, rreziqet për sigurinë dhe ndikimi politik mbi drejtësinë po hedhin hije mbi bum-in e planifikuar turistik.

‘Aeroporti i ri i Vlorës, në jug të Shqipërisë, pritet të hapet në gusht dhe synon të rrisë turizmin rajonal me rreth 600,000 pasagjerë në vit. Ka kritika të ashpra nga grupet për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, sepse ndërtimi po bëhet në një zonë të ndjeshme për shpendët dhe thuhet se janë anashkaluar kërkesat ligjore. Projekti financohet kryesisht nga kompania ndërtuese zvicerane Mabetex, me seli në Lugano, e cila është gjithashtu përgjegjëse për ndërtimin. Por aeroporti është tejet i kontestuar: po ndërtohet në mes të një strehe shpendësh, ku banojnë qindra specie, përfshirë flamingot dhe pelikanët e rrezikuar. Mjedisorët dhe shkencëtarët e kanë kritikuar ashpër vendndodhjen dhe e kanë akuzuar qeverinë shqiptare për shmangie të ligjeve kombëtare’.

Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë për rreziqe të shtuar sigurie: numri i madh i shpendëve në zonë mund të përplaset me avionët dhe të shkaktojë incidente të rrezikshme. Rreziku nga fatkeqësitë natyrore si përmbytjet nuk është marrë parasysh në vlerësimin e ndikimit mjedisor. Në Tiranë, organizatat mjedisore po protestojnë para Gjykatës së Lartë, e cila ende mund të ndalojë hapjen e aeroportit. Kritikët thonë se vendimi po vonohet për shkak të ndikimeve politike – një akuzë që vë në pikëpyetje sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo, nga ana tjetër, mund të rrezikojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE./ Syri