Një 62 vjeçar nga Divjaka ka humbur jetën ditën e sotme pas aksidentit me mjetin e tij bujqësor.
Sipas raportimeve për mediat, Maliq Meta ka qenë duke lëvizur në rrugën e parcelave kur në një moment ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në kanal.
62 vjeçari është bllokuar në mjet dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Edhe pse janë afruar menjëherë bashkëfshatarët e tjerë për t’i dhënë ndihmë nuk kanë arritur ta shpëtojnë.