Ballina Politika “PS ndezi motorët”, shpërthen gazetari i njohur: Rama dhe Ristani nuk janë…

“PS ndezi motorët”, shpërthen gazetari i njohur: Rama dhe Ristani nuk janë…

18
0

Gazetari Ardit Hoxha tha në  në një studio televizive se takimi i Ramës me kandidatët, të zgjedhurit në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtorët e bashkisë Tiranë është një ndezje motorësh për fushatën elektorale nga PS.

Sipas tij, këtë gjë e paralajmëroi edhe kryeministri ditën e sotme në rubrikën e tij ‘Sy më sy’, ku theksoi se ka një problem me bashkinë e Tiranës për të cilën do të shprehej më gjerësisht në një moment të dytë.

“Bashkia e Tiranës ka 6 muaj pa kryetar, Veliaj është mandatuar për të qeverisur Tiranën, as Ristani as Rama. Elementi i dytë është procedural dhe juridik, edhe nga Gjykata e Lartë është vendosur se Veliaj do gjykohet në burg dhe çështja e tij mund të marrë. Ka dy mesazhe Rama që ka dhënë gjatë ditëve të fundit, para vendimit të Gjykatës së Lartë kur tha kemi një problem me Bashkinë e Tiranës që lë të kuptohet se bashka do shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Hoxha.