Ballina Kulturë Ekspozita “WeBalkans” mbërrin në Shtëpinë e Evropës në Tiranë

Ekspozita “WeBalkans” mbërrin në Shtëpinë e Evropës në Tiranë

26
0

Nën kujdesin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u çel sot në Shtëpinë e Evropës ekspozita e fotografive “Gati. Qëndro. Evropa jonë!”, një shfaqje vizuale e fotografive më përfaqësuese të realizuara nga të rinj të talentuar nga i gjithë Ballkani Perëndimor.

Ambasadori Gonzato hapi zyrtarisht ekspozitën, duke vënë në dukje rëndësinë e nismës si një platformë për të afruar të rinjtë e rajonit përmes artit dhe për t’i inkurajuar ata të mendojnë dhe veprojnë në frymën evropiane.

“Së pari, ju uroj mirëseardhjen në shtëpinë e Europës, pavarësisht klimës. Natyrisht që sot nuk po shohim thjesht disa foto, por po dëgjojmë zëra, zëra të të rinjve nga i gjithë rajoni, që kanë përdorur kamerën e tyre, aparatin, për të na treguar si e shohin Evropën, si e përjetojnë vlerat e saj dhe cili është përfytyrimi që ata kanë për vlerat e kësaj Evrope.

Në fakt, është një këndvështrim që rezonon me mënyrën sesi ne duam të bëjmë këto gjëra. Në javën e Evropës që organizuam, në fakt ishin dy javë, ajo çfarë ne bëmë ishte që të mos e thonim ne mesazhin por të ishin njerëzit këtu, artistët, që ndërvepruan me aftësitë e tyre artistike dhe intelektuale, në mënyrë që të përcillnim mënyrën sesi e shihnin.

Është mënyra më efektive për të përçuar mesazhin përmes këtyre njerëzvve. Nxitëm një hapësirë për dialog, për të shprehur aspiratat dhe ndoshta ndonjë kritikë për ndërveprimin midis vendit dhe BE, nëse ka ndonjë të tillë.”

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe figura të njohura të sportit dhe artit. Klodiana Shala, kampione evropiane në atletikë dhe e para grua që përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Athinë 2004”, iu drejtua publikut me një mesazh frymëzues mbi përkushtimin dhe përfshirjen e të rinjve në shoqëri.

“Ne kemi marrë pjesë më përpara në Olimpiadë në vitin 1996. Sepse unë siç dihet jam zëri i të vërtetës dhe gjithmonë ngre zërin për sportistët. Siç dihet unë kam vendosur rekorde në sprinte. Kam bërë gara të vështira në sprinte sepse jam sportiste e sprinteve.”