Ballina Rajoni Greqia nën pushtetin e flakëve, urdhërohet evakuimi mijëra banorëve! ‘Mbretëria’ e tymit...

Greqia nën pushtetin e flakëve, urdhërohet evakuimi mijëra banorëve! ‘Mbretëria’ e tymit mbulon qytete, hiqen bombolat e gazit nga banesat

14
0

Situata e zjarreve mbetet kritike edhe në vendin fqinj, Greqi. Flakët po përhapen në Atikë, Evia, Kythira dhe Mesinia, teksa autoritetet i janë drejtuar për ndihmë edhe Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile për mbështetje me mjete ajrore dhe forca shtesë.

Njësi të ndryshme lokale dhe Policia i kanë bërë thirrje banorëve të zonave që cilësohen si problematike, që të evakuohen sa më shpejt nga dhjetëra vendbanime. Qytetarët po evakuohen nga Kryoneri në Atikë

Atmosfera në Atikë është mbytëse, teksa janë ndarë edhe pamje të ‘mbretërisë’ së tymit asfiksues që ka mbyluar qytetin dhe vatrave të fuqishme të zjarrit që përparojnë.

Erëra të forta po fryjnë në të katër zonat, duke e vështirësuar punën e Zjarrfikësve, forcave të ushtrisë dhe Emergjencave.

Autoritetet kishin njoftuar se sot rreziku i zjarrit në hartën e Mbrojtjes Civile ishte ekstrem për zonat ku shpërthyen vatrat, edhe për shkak të temperaturave, informon media greke.

Deri tani raportohen sipërfaqe të tëra të shkrumbuara me puje, pemë, kullotë e bimësi, shtëpi të djegura dhe të plagosur nga asfiksimi.

Një zjarr shpërtheu gjithashtu në bodrumin e Spitalit të Përgjithshëm “Agios Andreas” në Patra, por nuk u raportuan viktima. Zjarrfikësit kujdesen që në banesat ku ka rrezik të afrohet zjarri, të largojnë edhe bombolat e gazit, që të mos bëhen burim tragjedish pas shpërthimeve.