Ballina Politika Zjarret në jug të Shqipërisë/ Ka lezet! Kështu flet ministri Vengu: Evakuuam...

Zjarret në jug të Shqipërisë/ Ka lezet! Kështu flet ministri Vengu: Evakuuam kullotat…

0
35

Teksa Shqipëria po përballet me zjarre të fuqishme nga Veriu në Jug, teksa me mijëra hektarë janë shkrumbuar nga flakët dhe dhjetëra banesa janë djegur nga flakët, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë një deklaratë qesharake.

Gjatë një raportimi për situatën e zjarreve në Jug të Shqipërisë, Vengu ka deklaruar se nuk ka pasur evakuime, ndërsa të vetmet evakuime që kanë pasur janë kullotat.

Ndërsa më tej Vengu ka deklaruar se i mirëkupton shqetësimin e njerzëve dhe se janë përgjigjur këtij shqetësimi duke i shtuar forcat në terren.

“Nuk kemi pasur evakuime! Evakuime e vetme që ka pasur, kanë qenë kullota! Barinj që kanë pasur bagëti! Ç’është e vërteta, është pak pamje sensacionale, dhe i mirëkuptoj njerëzit për shqetësimin që kanë dhe i jemi përgjigjur gjithë këtij shqetësimi duke i shtuar forcat”- tha Vengu.
Kjo deklaratë është postuar në faqen e Ministritn të Mbrojtjes, por më pas është fshirë.