Pas problemeve që kanë hasur subjektet ditët e fundit për dorëzimin online të pasqyrave financiare, Shoqata Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka kërkuar të merrej në konsideratë një shtyrje e afatit të dorëzimit, derisa platforma të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe me kapacitet të plotë.
Afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare është data 31 korrik (të enjten) dhe në rast të mos dorëzimit në kohë, subjektet ngarkohen me një gjobë prej 60 mijë lekësh. Por prej disa ditësh subjektet po hasin sërish vështirësi nuk arrijnë që të ngarkojë pasqyrat online.
Megjithatë, gjatë kësaj periudhe është vënë re se ngarkesa e lartë dhe ndërprerjet e herëpashershme teknike e kanë bërë procesin e depozitimit më të vështirë, duke shkaktuar vonesa dhe pasiguri për shumë përdorues. Këto pengesa po krijojnë presion të panevojshëm mbi bizneset, kontabilistët dhe audituesit, të cilët përballen me rrezikun e penaliteteve për vonesa që nuk varen nga ta”, tha Shoqata.
Megjithatë, në rrjetet socale të portalit qeveritar për shërbimet publike, E-Albania, është publikuar së fundmi njoftimi që u kujton subjekteve që të dorëzojnë pasqyrat financiare dhe raportin e auditimit në kohë. Afati i fundit, është 31 korriku 2025. Në njoftim, subjekteve u tërhiqet vëmendje që të mos e lënë dorëzimin për ditën e fundit dhe të aplikojnë tani./Monitor