Ballina Kronika Dhunë ndaj uniformës/ Dy vëllezër godasin punonjësin e Policisë Bashkiake

Dhunë ndaj uniformës/ Dy vëllezër godasin punonjësin e Policisë Bashkiake

21
0

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga blutë e Gramshit pasi kundërshtuan me fjalë dhe goditën me grushte një punonjës të Policisë Bashkiake, për shkak të detyrës. Ende nuk dihen shkaqet e plota që vëllezërit dhunuan efektivin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. H., 32 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin R. H., 38 vjeç (vëllezër), pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me fjalë dhe kanë goditur me grushte një punonjës të Policisë Bashkiake, për shkak të detyrës”, njoftimi i policisë.