Ballina Kronika Shisnin lëndë narkotike të ndarë në doza në kryeqytet dhe Kamëz, arrestohen...

Shisnin lëndë narkotike të ndarë në doza në kryeqytet dhe Kamëz, arrestohen 5 të rinj

11
0

Pesë të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike të ndarë në doza në kryeqytet dhe Kamzë.

-Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 24 vjeç, i cili dyshohet se shiste doza kokaine në Kamzë, kryesisht në bulevardin “Nënë Tereza”. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, iu gjetën doza kokaine;

-Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” arrestuan në flagrancë shtetasit:

•E. T., 27 vjeç dhe Xh. O., 27 vjeç, pasi u ndaluan në rrugën “Ali Kelmendi”, gjatë kohës që qarkullonin me një automjet të cilin shtetasi E. T. dyshohet se e përdorte për shitjen e dozave të kanabisit. Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjetën doza kanabisi, ndërsa shtetasi Xh. O. nuk ka kallëzuar për krimin;

•S. K., 23 vjeç, pasi në rrugën “Rrapo Hekali”, gjatë kontrollit fizik i gjetën një sasi kanabisi, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza;

-Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. H., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën doza kanabisi, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”.

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen sasi dhe doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 celulare dhe 1 automjet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, kanë vijuar kontrollet në të gjithë kryeqytetin dhe si rezultat kanë goditur 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Për këto raste:

-Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 24 vjeç, i cili dyshohet se shiste doza kokaine në Kamzë, kryesisht në bulevardin “Nënë Tereza”. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, iu gjetën doza kokaine;

-Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” arrestuan në flagrancë shtetasit:

•E. T., 27 vjeç dhe Xh. O., 27 vjeç, pasi u ndaluan në rrugën “Ali Kelmendi”, gjatë kohës që qarkullonin me një automjet të cilin shtetasi E. T. dyshohet se e përdorte për shitjen e dozave të kanabisit. Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjetën doza kanabisi, ndërsa shtetasi Xh. O. nuk ka kallëzuar për krimin;

•S. K., 23 vjeç, pasi në rrugën “Rrapo Hekali”, gjatë kontrollit fizik i gjetën një sasi kanabisi, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza;

-Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. H., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën doza kanabisi, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.