Ballina Politika Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është...

Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht

21
0

Kodi i ri Penal i propozuar nga qeveria, po përballet me kritika të shumta, pasi sipas ekspertëve cënon lirinë e fjalës.

Drafti i ri i Kodit Penal, aktualisht në shqyrtim, përmban një nen që parashikon dënimin deri në tre vite burg për ‘përdhosje’ të institucioneve të larta të shtetit, përfshirë Presidentin, Kryeministrin dhe Këshillin e Ministrave.

Neni 235 i draftit specifikon se ‘tallja, përçmimi apo përbuzja’ ndaj Republikës dhe simboleve të saj do të konsiderohen vepra penale. Në mënyrë të detajuar, ligji propozon dënime për këdo që shprehet me ironi, satirë apo kritika të ashpra ndaj udhëheqjes, sidomos në raste ceremoniale apo gjatë ngjarjeve publike.

Pikërisht këtë ka ironizuar edhe gazetari Lutfi Dervishi, i cili shkruan në Facebook se nuk është krim që të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht.

‘Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen. Krim është ta marrësh seriozisht’, shkruan gazetari dhe profesori Lutfi Dervishi në Facebook.