Ballina Aktualitet Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit/ Në 6 muaj mbi 241 mijë...

Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit/ Në 6 muaj mbi 241 mijë pasagjerë

32
0

Mbi 241 mijë pasagjerë kanë përdorur Portin e Durrësit për të ardhur në Shqipëri në pjesën e parë të këtij viti. Kjo shifër konfirmon fluksin turistik ndërsa gjatë gushtit pritshmëritë janë edhe më të larta.

Drejtori i autoritetit Portual thotë se në krahasim me një vit më parë janë përpunuar 6% më shumë pasagjerë. Po ashtu edhe përpunimi i mallrave në Portin e Durrësit ka pësuar rritje të fortë .

Sipas Autoritetit Portual të Durrësit në këtë pikë hyrëse janë përpunuar edhe mbi 104 mijë automjete, kamionë dhe trailerë duke pësuar një rritje prej 5% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2024.