Ballina Politika Berisha sulmon Dumanin pas daljes nga SPAK: Mashtroi lidhur me paditë e...

Berisha sulmon Dumanin pas daljes nga SPAK: Mashtroi lidhur me paditë e PD për zgjedhjet e 11 majit, do të përgjigjet për këtë

58
0

Kreu i PD, Sali Berisha, u paraqit dhe këtë të hënë përpara Prokurorisë së Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për aferën “Partizani”.

Në dalje nga godina e SPAK ai dha një deklaratë për mediat, ku tha se la edhe një shënim për kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke vijuar me akuzat ndaj tij, teksa tha se Dumani i mashtroi shqiptarët duke thënë se paditë e PD për zgjedhjet e 11 majit nuk kishin prova.

Ai tha se garanton se Dumani do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë që Berisha e cilësoi si mashtrim publik.

“Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron. Deklaroi se paditë e sjella në SKAP, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova.

E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik.

Sepse me këtë mashtrim publik, Altin Troplini është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve”, ka shkruar ai në letër.