Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit.
Koka ka marrë 8 orë leje për të vizituar të ëmën që vuan nga një problem shëndetësor.
Leja për ish-ministrin Koka është aprovuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Lefter Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut të Durrësit pas disa orësh.
Ish-ministri i Mjedisit mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve.