Ballina Kronika GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për 10 të arrestuarit të dyshuar...

GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për 10 të arrestuarit të dyshuar për veprimtari kriminale

36
0

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendim për vijimin e masave të sigurimit ndaj 10 personave të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Seanca gjyqësore, e drejtuar nga gjyqtari Erjon Bani, erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të sigurimit, në bazë të nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale.

Sipas vendimit nr. 84, datë 10.08.2025:

Arrest në burg do të vijojë për: Ervis Çela, Albin Çela (alias Defrim Çela), Petrit Lakatos (alias Petrit Sulejmani), Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çela.

Arrest në shtëpi është vendosur për Riza Çelën, i cili nuk lejohet të largohet nga banesa dhe të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që jetojnë me të.

Detyrim për t’u paraqitur në polici mbetet në fuqi për Kujtim Gjylën dhe Ditjon Pepën.

Vendimi parashikon mbikëqyrjen e masave nga policia gjyqësore dhe mundësinë e ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 5 ditëve nga marrja dijeni.

Ky zhvillim vjen pas vendimit të 6 gushtit 2025, kur të njëjtave persona u caktuan fillimisht masat e sigurimit nga Gjykata e Posaçme.