Ballina Lifestyle Maya Jamas i ofrohen miliona për të qëndruar në programin “Love Island”

Maya Jamas i ofrohen miliona për të qëndruar në programin “Love Island”

30
0

Maya Jama, prezantuesja e “Love Island”, po negocion një marrëveshje shumë fitimprurëse me ITV për të vazhduar rolin e saj si fytyra kryesore e formatit, duke mos u lënë hapësirë konkurrentëve si Netflix për ta marrë.

Programi, i cili sapo ka mbyllur sezonin e fundit, ka shënuar shifra të larta audience me mbi 2.5 milionë shikues, më të lartat në vite dhe shumë fansa e kanë cilësuar si ‘sezonin më të mirë ndonjëherë’.

Një pjesë e madhe e këtij suksesi lidhet me praninë e Mayas që mori drejtimin e spektaklit në vitin 2023, kur shikueshmëria ishte në rënie të ndjeshme (vetëm 1.3 milionë), duke e ringjallur popullaritetin e tij dhe duke fituar mbi 3.2 milionë ndjekës të rinj në rrjetet sociale.

Sipas burimeve, ITV po përgatit një paketë të majme financiare që përfshin rreth 900 mijë euro për prezantimin e sezonit veror, 700 mijë euro të tjera për versionin “All Stars”, si dhe pagesa shtesë për drejtimin e programit “After Sun”.

Në total, marrëveshja mund të arrijë afro 2 milionë euro.

Maya ka treguar publikisht se ndihet krenare që është pjesë e “Love Island” dhe ka falënderuar për besimin që i është dhënë për drejtimin e finaleve live, të cilat, sipas saj, sjellin momente të papritura dhe argëtuese.

Përveç arritjeve profesionale, 30-vjeçarja po shijon edhe jetën personale. Pas ndarjes nga reperi Stormzy, ajo është në një lidhje të re me futbollistin portugez Ruben Dias, me të cilin u pa në qershor në një pushim romantik.