Një shpërthim i kontrolluar me 32 kg tritol, i kryer nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për shembjen e një ndërtese trekatëshe pranë plazhit në Orikum, ka shkaktuar shkaktuar një zhurmë të madhe dhe tronditje në zonë.
Pas shpërthimit, dhjetëra peshq të vegjël janë parë të dalin të ngordhur në sipërfaqen e ujit, në zonën pranë vendit ku ndodhej godina ndërsa dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e fuqisë së lartë të shpërthimit. Godina trekatëshe, e ndodhur në rrugën Orikum-Vlorë, u shemb pasi sipas IKMT-së, ishte ndërtuar pa leje.