Autori, Ethan Blaine Nieneker një burrë 32 vjecar u arrestua nga Policia pas arratisjes së tij dhe ndodhet në paraburim. Sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane autori i Krimit vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Një ngjarje tragjike tronditi kryeqytetin e Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasditen e të hënës pasi një person qëlloi me armë në ambientet e një parkingu të një supermarketi ku la të vrarë tre persona. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë.
Policia në Austin, kryeqytetin e Teksas tha se autori pasi kreu krimin vodhi makinën e njërit prej viktimave dhe u largua me shpejtësi. Teksa largohej automjeti me të cilin ai udhëtonte doli nga rruga dhe ai grabiti një tjetër automjet nga një sallon që shiste makina. Policia arriti të neutralizonte autorin përmes një paisje me vale elektronike rreth 32 kilometra larg vendodhjes së krimit.
Shefja e policisë në qytetin Austin, Lisa Davis tha se kjo ishte një ditë shumë e trishtë për qytetin ndërsa shprehu ngushëllimet e saj për familjarët e viktimave.
Policia Amerikane thotë se motivi i sulmit është ende nën hetim, ndërsa është konfirmuar se autori kishte vite që vuante nga probleme të shëndetit mendor. Dëshmitarët në zone thane se pane njerëz që vraponin për tu fshehur, ndërsa supermarket mbylli automatikisht dyert në momentin e të shtënave.
Kryebashkiaku i Austin-it, Kirk Watson, e cilësoi sulmin si “një akt të neveritshëm dhe frikacak të dhunës me armë”, duke shprehur solidaritetin e tij me familjet e viktimave.