Aktori amerikan, Armie Hammer, tregoi një anekdotë në të cilën pranon se e drogoi Johnny Depp para një konference për shtyp, gjë që më vonë i dha atij ndalimin e pjesëmarrjes së përbashkët në aktivitetet promovuese të filmit “The Lone Rangerk”.
Në një intervistë me ish-asistentin e tij Ashton Ramsey, Hammer pranoi se ishte ai që shkaktoi një nga sikletet më të mëdha në turneun promovues.
Ramsey kujtoi një incident që ai e quan “telashet më të mëdha” në të cilat Hammer ka hyrë ndonjëherë në sheshxhirim – kur dyshohet se “e drogoi plotësisht Johnny Depp” para një konference për shtyp.
Hammer e konfirmoi historinë, duke deklaruar se pasojat ishin serioze.
“Që nga ai moment, ata nuk më lanë më të jem me Johnnyn në evente promovuese. Ata gjithmonë na ndanin. Nuk na lejohej të jepnim deklarata për shtypin së bashku. Ata thanë fjalë për fjalë: ‘Ju të dy nuk mund të jeni më bashkë’”, tha aktori duke qeshur.r
Edhe pse nuk specifikoi se për cilin film bëhej fjalë, linja kohore dhe prania e Depp tregojnë qartë projektin e Disneyt nga viti 2013.
Hammer gjithashtu pranoi se gjatë asaj periudhe ai kishte zakon të konsumonte deri në 15-20 ‘jointe’ marihuanë në ditë dhe se shpesh i bindte të tjerët t’i bashkoheshin.
Armie Hammer dhe Johnny Depp
Kjo histori vjen pas një sërë skandalesh që kanë shënuar karrierën e tij – nga akuzat për sjellje të papërshtatshme dhe mesazhe kontraverse të rrjedhura deri te akuzat për sulm seksual, megjithëse asnjëra prej tyre nuk rezultoi në gjyq.