Bella Hadid kishte një pamje magjepsëse në festën e lançimit të parfumit të saj të ri Orebella Eternal Roots në Kaliforni, të mërkurën.
Modelja 28-vjeçare u shoqërua nga prindërit e saj, Yolanda dhe Mohamed, si dhe nga miqtë e saj të famshëm në këtë ngjarje ëndërrimtare.
Për këtë rast, Bella shkëlqeu me një fustan krem me jakë halter, që kishte një prerje të guximshme në pjesën e gjoksit, bel të ulur dhe një çarje të lartë në kofshë.

Ajo e kombinoi veshjen pa shpinë me çizme të bardha “cowboy” dhe e kompletoi pamjen me bizhuteri ari.
Ndërkohë, Yolanda, 61 vjeçe, dukej thjesht elegante me një fustan këmishë blu dhe taka transparente, duke mbrojtur sytë me syze dielli plot stil.
Mohamed, 76 vjeç, i cili ishte i shoqëruar nga partnerja e tij Keni Silva, kishte zgjedhur një këmishë blu dhe xhinse të bardha për një pamje të hijshme.
Në ngjarje morën pjesë edhe vëllai i Bellas, Anwar, si dhe shoqet e saj Hailey Bieber, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi sipërmarrësja lansoi Eternal Roots, “një parfum druror e frutor me shumë shtresa”, me nota litchi, mjedre dhe sheqeri rozë.

Sipas përshkrimit të kompanisë, aroma “shndërrohet në një bazë tokësore me vetiver, papirus dhe tym thupe, duke krijuar një përzierje harmonike të ëmbëlsisë dhe thellësisë.”
Bella përdori rrjetet sociale për ta prezantuar personalisht produktin e ri dhe për t’i treguar 61 milionë ndjekësve të saj për “procesin” e saj.
Në një shënim të gjatë dhe emocional, ylli i kopertinës së Vogue shkroi:
“Xhevahiri ynë më i ri… foshnja ime më e re – ajo është këtu! Po lulëzon – e duam – mund të qaj – madje kam qarë tashmë!”
Duke shprehur mirënjohje, ajo shtoi:
“Faleminderit të gjithëve që më keni dhënë mundësinë të jetoj ëndrrën time, jo vetëm në biznes, por edhe në krijimtari. Ju na mbani në lëvizje si markë, dhe më mbani në lëvizje në zemrën dhe shpirtin tim. Jam shumë mirënjohëse.”
Mesazhi vazhdoi duke shpjeguar paletën e aromës, ndërsa ajo tha:
“Një parfum lëkure me aromë druri, të ëmbël e frutore, me kaq shumë shtresa argëtuese ku mund të zhytesh. Më pëlqen kontrasti i gjërave që nuk duhet të shkojnë bashkë, por që disi përputhen në mënyrë perfekte. Yin dhe yang, ndoshta.”
Ajo gjithashtu theksoi:
“Procesi im gjithmonë nis me parfumierët e mi të jashtëzakonshëm, të talentuar, legjendarë në mënyrë EPIC-e (dhe shumë të durueshëm).”