Ballina Lifestyle I zhgënjyer nga organizimi, Azet anulon dy koncerte në Turqi: Organizatori nuk...

I zhgënjyer nga organizimi, Azet anulon dy koncerte në Turqi: Organizatori nuk i është përmbajtur marrëveshjes

26
0

Reperi i njohur Azet ka njoftuar anulimin e dy koncerteve të fundit të planifikuara në Turqi, në qytetet Çeşme dhe Bodrum.

Përmes një postimi në rrjete sociale, artisti i labelit KMN shprehu zhgënjimin e tij duke theksuar se vendimi ishte i pashmangshëm, pasi organizatori nuk kishte respektuar asnjë prej marrëveshjeve të arritura.

“Me zemër të rënduar duhet t’ju njoftoj se koncertet në Çeşme dhe Bodrum nuk do të mbahen. Organizatori nuk i është përmbajtur marrëveshjeve tona në asnjë formë. Kam bërë çmos që këto mbrëmje të realizohen, madje mbrëmë performova në Didim pa asnjë organizim, vetëm që të mos ju lija duke pritur”, shkroi ai.

Azet theksoi se e ka pasur shumë të vështirë të marrë këtë vendim, sidomos për fansat që e prisnin me padurim në performancë.

“Më vjen jashtëzakonisht keq për të gjithë ju që gëzoheshit të na shihnit. Besomëni, isha i gatshëm të mbyllja sytë ndaj shumë gjërave, por në këto kushte është e pamundur të planifikosh e jo më të realizosh një koncert”, shtoi reperi.

Në fund, artisti falënderoi publikun për mbështetjen dhe mirëkuptimin, duke lënë të hapur mundësinë për takime të tjera në të ardhmen.