Ballina Kronika ‘Nuk doja…’ Autori 14 vjeçar kërkon ndjesë në gjykatë për vrasjen me...

‘Nuk doja…’ Autori 14 vjeçar kërkon ndjesë në gjykatë për vrasjen me thikë të Eraldit e përlotet! Kërkon falje dhe i ati

50
0

Ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit, Enedio Guri, 14 vjeçari që vrau bashkëmoshatarin e tij, Erald Xhejo, pasditen e 14 gushtit në një lokal në fshatin Pirg të Malitiq.

Burime brenda sallës gjyqësore thanë se autori gjatë seancës ka folur mes lotësh duke  shprehur shumë pendesë.

“ Nuk kam dashur të bëj vrasje.  Ishte grindje e çastit.  Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen’. Edhe avokati ka konfirmuar këtë version.

“Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë” tregon avokati i të miturit Ledian Spaho për gazetarët në përfundim të masës së sigurisë sot pasdite në gjykatën e Korçës.

Edhe babai i të miturit, Edison Guri ka shprehur pendesë: ‘Na vjen keq për pasojën’ është shprehur ai.

Seanca gjyqësore e nisur paraditen e sotme ka zgjatur disa orë duke u mbyllur rreth orës 17:30.

Deklarata e avokatit

“Shpreh ngushëllime për humbjen e të miturit. Gjykata vendosi që autori të caktojë masën arrest në burg. Kjo pasojë e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fëmijë. Gjykata vlerësoi të vlefshëm arrestit, edhe për babain Edison Guri, po ashtu edhe për xhaxhain. Të miturit e tjerë, gjykata vendosi jo të ligjshëm arrestimin, por vendosi mbikqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen para gjykatës. Autori shprehu pendesë. Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë, shpreh ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i të miturit duke thënë se na vjen keq për pasojën” u shpreh avokati Ledian Spaho.

Vrasja me thikë e Erald Xhejos, ndodhi pasditen e 14 gushtit 2025, në një lokal në fshatin Pirg. Autori i mitur nga fshati Leminot, pas kryerjes së krimit tentoi të largohej me automjet nga vendngjarja. Ndaj tij rëndon akuza “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Gjatë konfliktit, ai ka marrë dëmtime të lehta, është trajtuar në spital dhe ka lënë ambientet mjekësore për tu prangosur.

Një ditë pas krimit policia arrestoi 8 persona, mes tyre autori i dyshuar, Enedio Guri, babai dhe xhaxhai i të miturit dhe një 34-vjeçar i pranishëm në sherr.

Sot gjykata e Korçës, la arrest me burg për autorin, babain e të miturit dhe xhaxhanë e tij, ndërsa për 4 të miturit dha detyrim me paraqitje e arrest shtëpie për Flori Çela i pranishëm në krim.