Ballina Politika Blushi dhe Noka dy orë kokë më kokë në selinë e PD-së....

Blushi dhe Noka dy orë kokë më kokë në selinë e PD-së. Qëllimi aksioni opozitar që do nis në shtator

26
0

Një takim mes sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka dhe atij të Partisë së Lirisë Tedi Blushi është zhvilluar ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Raportohet se në qendër të diskutimeve që zgjatën për rreth 2 orë ka qenë vijimi i aksionit opozitar në shtator.

Po ashtu palët mësohet se kanë diskutuar zhvillimet e fundit politike, aksionin e opozitës në terren dhe nismat parlamentare.

Një pikë tjetër e rëndësishme që është folur nga Noka dhe Blushi ka qenë rinisja e protestave kombëtare nga PD dhe PL në kuadër të lëvizjeve të përbashkëta opozitare.