Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Hamallajt, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me dy plumba dhe ende nuk është bërë me dije gjendja e tij shëndetësore.
Autori i dyshuar i ngjarjes është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se ka përdorur një automjet tip “Toyota Yaris”.
Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.