Ballina Politika Ben Andoni: Nuk ka më PS dhe PD, partitë identifikohen vetëm nga...

Ben Andoni: Nuk ka më PS dhe PD, partitë identifikohen vetëm nga liderët

10
0

Gazetari dhe analisti Ben Andoni, në një bisedë në studio të News24, komentoi situatën politike dhe jo vetëm për atë që pritet të ndodhë në shtator, që nga krijimi i qeverisë së re dhe nga aksioni opozitar nga ana tjetër.

Sipas Andonit, Rama do të përpiqet të ndërtojë një qeveri teknokrate, me qëllimin e vetëm për të futur Shqipërinë në BE, por kjo është thikë me dy presa, pasi teknokratët tanë janë të bindur ndaj numrit një, nuk është se marrin vendime të pavarura.

Ben Andoni: Në shtator pritet një qeveri me teknokratë, sepse Rama ka si qëllim tashmë të shpallur edhe në fushatë për të futur vendin në BE. Kjo nuk është keq në parim. Por teknokratët në vendin tonë tanë janë shumë të bindur dhe nuk marrin vendime vetë. Një nga aktualitetet e tjera është lufta kundër informalitetit, por kjo nuk bëhet në mënyrë selektive. Rama ka mandatin e katërt dhe është i frikshëm, flitet për korrupsion, por nga ka ardhur kur ka tre mandate që drejton vetëm ai.

Shumë qytetarë PD e shihnin si shpresë, por kohët e fundit me ndryshimet në këtë parti nuk e kanë më këtë shpresë. PD nuk identifikohet më me të djathtën, shumë figura nuk e dinë konservatorizmin e kësaj force politike.

Sot nuk ka PS, por ka parti të Ramës, nuk ka PD, por ka parti të Berishës. Ky i fundit nuk mund të mbajë gjithë barrën. Nuk mund të mbrojë një njeri i vetëm gjithë kauzat. Tabaku ishte ndër vetmet zëra kundër buxhetit, por nuk mjafton.

Raportet e KLSH-së duhet të marrin aksion penal jo vetëm raportues. Rama e fashit gjithcka brenda partisë. Edhe ato pak përpjekje të Braces, bien në tokë në djerrë. Nuk ka mekanizma që të ngresh zërin. Por edhe në PD nuk mund të bësh kritika ndaj liderit. Statutet në dy partitë janë të fjetura.

Sa i përket Kosovës, propozimi i zonjës Gërvalla për kryetare Kuvendi të Kosovës, ishte thjesht që nuk dëshirohej edhe sot konstutuimi i Kuvendit, pasi Gërvalla me deklaratat e saj ka sulmuar direkt Selimin që ndodhet në procesin gjyqësor në Hagë. Prononcimet e Gërvallës kanë qenë kontradiktore më herët, ndaj nuk mund të ishte një figurë për në krye të Kuvendit të Kosovës.