Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij mbrëmjen e sotme në lagjen nr.17 në Durrës.Sipas informacioneve parapake, shtetasi me iniciale A. P, rreth 45 vjeç, dyshohet se është vetëvarur.
Ndërkohë, grupi hetimor në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në lagjen nr.17 në Durrës, në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. P, rreth 45 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.