Ballina Aktualitet Rriten sërish temperaturat këtë të enjte, sa do të shënojë termometri

Rriten sërish temperaturat këtë të enjte, sa do të shënojë termometri

35
0

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat do të jenë të përqendruara kryesisht në veriperëndim.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e pasdites në veriperëndim të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-5 ballë.

Temperaturat do të rriten në vlerat maksimale 37 gradë C deri në 38 gradë C.