Ballina Kronika Fier/ Aksident fatal në Kallm të Vogël, makina del nga rruga, humb...

Fier/ Aksident fatal në Kallm të Vogël, makina del nga rruga, humb jetën 63-vjeçari

29
0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kallm i Vogël të Fierit.

Sipas policisë, një automjet tip “Fuoristradë” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një 63-vjeçar.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një atak kardiak i pësuar nga viktima gjatë drejtimit të makinës.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.