Ballina Lifestyle Meghan Markle përballet me kritika për mungesën e yjeve në sezonin e...

Meghan Markle përballet me kritika për mungesën e yjeve në sezonin e dytë të “With Love”

0
20

Javën e ardhshme, Meghan Markle do të publikojë sezonin e dytë të serialit të saj të Netflix-it “With Love, Meghan”, por sipas ekspertëve mbretërorë, emisioni po vuan nga mungesa e personazheve të famshëm.

Në sezonin e parë, figura më e njohur që ajo arriti të ftonte ishte aktorja Mindy Kaling, ndërsa këtë herë emri më i madh është Chrissy Teigen.

Shumica e të ftuarve të tjerë, sipas burimeve të Hollywood-it, janë miq personalë të Meghan-it ose të lidhur me agjencinë WME që e përfaqëson atë, shkruan DailyMail.

Eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams tha se mungesa e emrave të mëdhenj është tregues i rënies së fuqisë tërheqëse të Dukeshës së Sussex.

Ai kujtoi dasmën e saj me Princin Harry në vitin 2018, ku morën pjesë personalitete si Oprah Winfrey, George dhe Amal Clooney apo Idris Elba, por theksoi se këto marrëdhënie nuk janë ruajtur në kohë.

Sezoni i parë i “With Love, Meghan” u kritikua rëndë dhe mori vlerësime të ulëta në IMDb (3.2/10) dhe Rotten Tomatoes (38%).

Recensuesit e quajtën shfaqjen “banale” dhe Meghan-in “të shurdhër”, ndërsa disa episode u tallën në rrjetet sociale.

Ndërkohë, marrëveshja e re e Sussex-ëve me Netflix raportohet të jetë më e dobët se kontrata e mëparshme pesëvjeçare prej 100 milionë dollarësh (rreth 90 milionë euro).

Burimet sugjerojnë se tashmë çifti duhet të bindë gjigantin e transmetimit me projekte të forta për të vazhduar bashkëpunimin, pasi vetëm famën e tyre nuk mjafton më.