Nga Irena Beqiraj
Kjo ditë homazhesh për “mikun e kohëve të tjetra” ” të Kryeministrit me rrisolli në memorje shënimin e tij, që shumë media e quajtën “Homazhi i Kryeministrit për Maks Velon” i cili ishte një duel pa kundërshtar.
Sipas mikut të tij Kryeministër:
Ndërsa shkruesi shprehej i bindur se kushdo që do të ndeshet me pikturën e tij mund të pyes “ kush është ky Maks Velo?”, bashkohës të tjerë mendojnë se emri i tij do të jetë i skalitur në pjedestalin e intelektualëve te lirë, pa interesa okulte dhe pa dëshirë të dëshpëruar për pushtet.
I zhdërvjellet, i sinqertë për ato çka mendonte për një mik i cili ka qenë edhe kundështarë i tij publik, shkrimi i Kryeministrit në fakt çirrej ndaj vet shkruesit duke i ulëritur “ Vuan nga sindorma Hubris”, një koktej i rrezikshëm i vetbesimit , arrogancës dhe krenarisë që ushqehet nga pushteti dhe predispozicioni yt personal autoritar.
Mik i një kohë tjetër ishte edhe Zheji. Edhe kështu do të jenë të gjithë. Në pushtet njeriu autoritar nuk mund të tolerojë kompleksitetin, nuk i duron dot njerëzit me ide të ndryshme dhe është alergjik ndaj debateve të ashpra. Pushteti krijon nje kornizë mendore, e cila nuk lejon krijimin e lidhjeve të forta, për këtë arsye miqtë të gjithë do t’u përkasin kohëve të tjera edhe udhëheqësi i katandisur në një qënie e vetmuar cinizimin e ka të dukshëm.
Ai i shikon të tjerët nën një dritë negative. Pushteti i ushqen superioritetin ndaj njerëzve të tjerë, si mbajtësi i tij ai ka vetbesimin se çfarë ai mendon është tërësisht pasqyrim i të vërtetës apo realitetit.
E njoha pak Maksin po aq pak edhe Zhejin, udheheqësin e njoh çdo ditë edhe më pak.
Por dashuria e Maksit me vetveten, apo mungesa e paqes shpirtërore tek Zheji, nuk mund të ishin kurrë aq shkatërruese ,gërryese sesa trasformimi rënjësor i cili kompromenton mendjen, emocionet, rrjedhimisht dhe mënyrën sesi njeriu në pushtet shikon dhe vlerëson gjithçka përrreth.
Në portat e Shën Pietrit “llogaritë” i bën vetëm me Zotin , me askënd nga ato që le pas. Të gjallëve, qofshin mbretër a skllevër u mbetet ose të shprehin respektin, nderimin, mirënjohjen, admirimin, vlersimin, lavdërimin ose te heshtin ! Megjithëse është provuar se të heshtësh e do më shumë kurajo se të flasësh .
Miqte e kohës te tjetër qoftë “Maksi i dashuruar me lirinë” apo “Zheji me mungesën e tij të paqes” i kujtojnë mikut te gjallë e në pushtet se, liria e paqja në vargonjtë e pushtetit mungojnë me tepri . Por me shumë se mungesa e tyre sot , tmerron frika se këto të dyja i gjalli në pushtet nuk do ti gjejë as përtej portave të Shënpjetrit .
Qoftë e largët ajo ditë për të , por deri atëherë, edhe pse i gjallë edhe pse sy hapur ai do të vdesë nga pak nga pamundësia për t’u bëre homazh apo mungesa e kurajës për të heshtur për ish miqtë e vdekur.