Udhëheqësi i Kremlinit, Vladimir Putin, ka frikë të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar kushtet për përfundimin e luftës.
Kryeministri kanadez Mark Carney e tha këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Fredrich Merz, shkruan Ukrinform.
Carney tha se “Putini vazhdonte të vendoste kushte dhe të zvarriste gjërat sepse kishte frikë nga ky takim”.
Sipas kryeministrit kanadez, Zelensky është gati të takohet me Putinin në çdo territor neutral.
Carney theksoi se Zelensky nuk pret që Putini të shkojë në Kiev dhe as nuk planifikon të udhëtojë në Moskë për një takim të tillë.
Megjithatë, çdo vend neutral do të ishte i pranueshëm, shtoi Carney.
Ai shtoi se është thelbësore që aleatët e Ukrainës të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje derisa të zhvillohet një takim i tillë.