Ballina Lifestyle Hakmarrje për shkak të videos? Pas shpërthimit me tritol në banesën e...

Hakmarrje për shkak të videos? Pas shpërthimit me tritol në banesën e Jozit, vjen reagimi i Stresit

44
0

Reperi i njohur Stresi ka bërë një postim të dyshimtë në Instagram, i cili po interpretohet si një mesazh me “kunj”. Në një InstaStory, ai publikoi një foto të shoqëruar me shprehjen: “Do korrni atë që mbillni”, të shoqëruar me emoji të shumta.

Ky reagim vjen pas shpërthimit me tritol që ndodhi në shtëpinë e Jozefin Markut, ish banorit të ‘BBVA’ dhe jo shumë kohë nga publikimi i një videoje të shumëpërfolur, ku shfaqej një moment mes Jozit dhe tij, ku ai e detyroi atë ta puthte. Për këtë arsye, fansat po e lexojnë mesazhin si një përgjigje apo sulm të tërthortë ndaj Jozit.

Megjithatë, Stresi nuk ka dhënë asnjë shpjegim të drejtpërdrejtë, duke lënë hapësirë për interpretime dhe debate në rrjet.