Ballina Kronika Gjendet një trup i pajetë i dekompozuar në Korçë, dyshohet se ka...

Gjendet një trup i pajetë i dekompozuar në Korçë, dyshohet se ka humbur jetën në banesë disa muaj më parë

51
0

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në një banesë në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se viktima ka humbur jetën disa muaj më parë, ndërsa trupi është gjetur në gjendje të dekompozuar.

Mësohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pas shqetësimeve për mungesën e kontaktit me banorin. Viktima jetonte i vetëm dhe nuk kishte familjarë të tjerë.

Aktualisht, policia po punon për identifikimin e personit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes.