Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës është në gatishmëri të plotë për shkak të motit të keq që ka përfshirë qytetin.
Punonjësit tanë janë të shpërndarë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të eliminuar çdo problematikë të mundshme, me qëllim garantimin e shërbimit dhe sigurisë për qytetarët.
Falënderojmë ekipet tona për përkushtimin dhe qytetarët për mirëkuptimin në këto situata të vështira atmosferike.