Ron Yeffet, miku dhe sekseri izraelit i Edi Ramës, ka qenë ditën e sotme në zyrën e këtij të fundit.
Në pamjet e siguruara nga SYRI.net, duket Yeffet kur del nga zyra e Ramës dhe largohet me makinën e tij luksoze.
Izraeliti Yeffet ka qenë mjaft aktiv këto kohë, duke u përfshirë edhe në zgjedhjet e 11 majit dhe më pas. Këto angazhime të tij, duke se kanë qenë të qëllimshme, pasi në mesin e muajit gusht, ai ka marrë disa benefite mjaft të mëdha nga Edi Rama
Ron Yeffet ka marrë monopolin e mjeteve të ushtrisë, vendime që duket se janë marrë nga Rama që para zgjedhjeve të 11 majit, me qëllim që të rriste mbështetjen ndërkombëtare.
Miku izraelit i kryeministrit Edi Rama, Ron Yeffet (Ron Jefet), prej disa vitesh ka hyrë në tregjet më të rëndësishme në Shqipëri, në energjetikë, pajisje këmbimi për mjete fluturuese dhe transport. Por, prej prillit 2025, ai u përfshi edhe në industrinë e armatimit. Lëvizja e tij tregtare tregoi më vonë se nuk ishte thjesht një trill biznesi. Ajo ishte parathënia e një vendimi të mikut të tij shqiptar, Rama, për t’i dorëzuar monopolin e tregtimit të armëve shqiptare. Shoqëria ‘Timak’, ku Yeffet është aksioner, mori 80 përqind të aksioneve të kompanisë ‘Timak Defence’.
Ndërkaq Yeffet është filmuar edhe në Vlorë, ku Roni ka marrë pjesë në një aktivitet të Edi Ramës në Vlorë, para zgjedhjeve.
Po atë ditë, disa orë më vonë, Roni është filmuar duke hedhur valle dhe kërcyer në një lokal në Linzë.
Roni është i njohur, pasi vite më parë Edi Rama ka dashur që ti japë atij me koncesion menaxhimin e buxheti të Shqipërisë.
Por jo kaq.
Ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj gjatë njërës prej intervistave ekskluzive të dhëna për gazetarin Çim Peka, përmendi emrin e Ron Yeffet si njeriun që Edi Rama donte ti jepte tokën e ambasadës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndërtuar në territorin e saj edhe njësi rezidenciale.
Por ky plan i Edi Ramës, dështoi pasi u kundërshtua nga ministri i Jashtëm i kohës, i cili nuk e firmosi kërkesën e Ramës.