Ballina Politika “Do të hiqen depozitat mbi pallate, mund të sjellin katastrofa”, Rama paralajmëron:...

“Do të hiqen depozitat mbi pallate, mund të sjellin katastrofa”, Rama paralajmëron: Me krijimin e Operatorik të Ujit merren masa kundër abuzuesve! Lavazhet…

44
0

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot krijimin e Operatorit të Ujit.

Ai ka renditur problematikat të cilat janë hasur deri tani, mes të cilave borxhet e larta, paaftësia në menaxhim dhe politikizimi i burimeve njerëzore në këto ndërmarrje.

Rama ka paralajmëruar se do të merren masave kundër abuzuesve, ndërsa shpjegoi se do të vijë koha kur do të hiqen dhe depozitat mbi pallate.

“Decentrazimi nuk është fragmentin dhe shkatërrim, por përgjegjshmëri dhe shërbim.

Uji në qiell është diçka tjetër dhe në rubinet është diçka tjetër sepse kur hyn në sistem kthehet nga një prodhim të natyrës ë një prodhim të njeriut. Është një mall që grubullohet, shitet dhe blihet, mall jetik dhe prodhimi i ujit kërkon operim kombëtar.

Për këtë arsye nisim këtë fazë të dytë të reformës. Faza e parë, janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme. Sa i përket reformës jemi shumë të qartë se cdo të bëjmë nga prodhimi, tek shpërndarja dhe furnizimi njëlloj si me energjinë.
Nga ana tjetër sicc kemi bërë me enegjinë do të dërhyjmë meplan m,asash për të dnaluar abuzimesh.
Nuk janë qytatarët që abuzojnë, ka abuzues për qëllime fitime, abuzues lavazhes nëpër lagjëe, abuzues me ujë që derdhet në rrugët kombëtare, abuzues me lidhej të aligjsshme nën tokë të cilat do të jenë target e planit të masave.

Koha të vijojmë me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara kohë më parë e mund të kthehen në burim katadstrofash. Heqja e depozitave duhet t’ua shpjegojmë njerëzve që përmirëson furnizimin”, tha ai.