Pas më shumë se një dekade pritjeje, rruga Qukës-Qafë Plloçë është gati. Duke filluar prej 11:00 të paradites së sotme, aksi rrugor është i aksesueshëm për të gjitha automjetet.
Qukës-Qafë Plloçë është një arterie me rëndësi jetike për Juglindjen e vendit që pritet të çlirojë flukset e qarkullimit dhe potencialin turistik të disa zonave.
Me përfundimin e rrugës distanca Tiranë-Korçë do të përshkohet për rreth 1 orë e 30 minuta.
Segmenti i ri, me një gjatësi prej 43 kilometrash, përfshin rreth 10 kilometra përgjatë lumit Shkumbin dhe më pas kalon në zonën malore të Mokrës, duke përfshirë ndërtimin e mbi 20 urave, mure mbajtëse dhe një tunel 375 metra të gjatë.