Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se çdo dislokim i forcave perëndimore do të ishin objektiv “legjitim” për ushtrinë e Moskës.
Kjo deklaratë e bërë më 5 shtator vjen një ditë pasi aleatët e Kievit thanë se janë të përkushtuar të dislokojnë trupa në Ukrainë në rast se arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Dhjetëra shtete, të udhëhequra nga Franca dhe Britania, u zotuan për dislokimin e një force të sigurisë në tokë, ajër apo det, për të monitoruar një marrëveshje eventuale të paqes.
“Nëse disa trupa do të shfaqeshin atje, veçmas tani gjatë luftimeve, ne veprojmë me premisa se ata do të jenë objektiva legjitimë”, tha Putin gjatë një forumi ekonomik të mbajtur në qytetin Vlladivostok, në Lindjen e Largët të Rusisë.
Ai shtoi se dislokimi i një force të tillë nuk do të kontribuonte në një paqe afatgjatë, duke shtuar se raportet më të ngushta të ushtrisë së Ukrainës me Perëndimin ishin një prej atyre që ai i cilëson si “shkaqe kryesore” të konfliktit.