Ballina Kosovë Kosovë/ GJK vendos masë të përkohshme, ndalon çdo procedurë për formimin e...

Kosovë/ GJK vendos masë të përkohshme, ndalon çdo procedurë për formimin e qeverisë së re

22
0

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme duke ndaluar çdo veprim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë.

Vendimi hyn në fuqi më 5 shtator dhe zgjat deri më 30 shtator 2025. Kjo masë vjen pas ankesës së Listës Srpska lidhur me mënyrën e votimit të nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë. Gjykata theksoi rëndësinë e përputhjes së proceseve me Kushtetutën gjatë themelimit të institucioneve pas zgjedhjeve.

Sipas saj, pretendimet e ngritura kanë natyrë kushtetuese dhe kërkojnë shqyrtim të plotë. Ndërkohë, kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.

Lëvizja Vetëvendosje kishte planifikuar të dërgonte emrin për mandatar, por tani kjo ndalohet. Gjykata arsyetoi vendimin si mbrojtje ndaj rrezikut të cenimit të rendit kushtetues dhe demokratik.