Ballina Politika Tabaku reagon pas bllokimit të pjeshkëve në Kroaci: Siguria ushqimore në pikën...

Tabaku reagon pas bllokimit të pjeshkëve në Kroaci: Siguria ushqimore në pikën më të ulët

12
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me rastin e fundit të bllokimit të pjeshkëve shqiptare në kufirin me Kroacinë për shkak të nivelit të lartë të kimikateve.

Tabaku theksoi se Shqipëria sot ka nevojë për gjëra normale si siguria ushqimore, furnizimi i pandërprerë me ujë, shkolla të sigurta dhe rrugë të mira.

“Ne nuk e dimë se çfarë produktesh konsumojmë ne dhe fëmijët tanë, çfarë produktesh vendosen në tryezat tona. Sepse sistemi që kemi ndërtuar në bujqësi nuk mbështet fermerin, nuk garanton kontrollin e kimikateve që përdoren dhe nuk siguron cilësinë e produkteve që dalin në treg. Ndërkohë që shteti merret me rigonin që mblidhet në male dhe sheh nëse shitet me fatura apo pa fatura, maunet me produkte të pasigurta kalojnë lirshëm në tregje. Ky është sistemi që është ngritur”, theksoi Tabaku.

Ajo nënvizoi se Shqipëria sot ka nevojë për gjëra normale si siguria ushqimore, furnizimi i pandërprerë me ujë, shkolla të sigurta dhe rrugë të mira. “Gjithë të tjerat janë ëndrra në beze,” përfundoi Tabaku.