Ballina Sport Trajneri Luis Enrique rrëzohet me biçikletë, PSG tregon gjendjen shëndetësore

Trajneri Luis Enrique rrëzohet me biçikletë, PSG tregon gjendjen shëndetësore

0
21

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka pësuar një frakturë në klavikulën e tij si pasojë e një aksidenti me biçikletë.

Klubi njoftoi se spanjolli, i cili e udhëhoqi PSG-në drejt titullit të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi pësoi lëndim të premten.

Në një komunikatë në X, klubi tha: “Pas një aksidenti me biçikletë të premten, trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique, u trajtua nga shërbimet e urgjencës dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për një frakturë të klavikulës.”

“Klubi shpreh mbështetjen e tij të plotë dhe i uron atij shërim të shpejtë. Përditësime të mëtejshme do të ndahen në kohën e duhur.”

PSG mundi Tottenhamin në Superkupën e UEFA-s muajin e kaluar dhe ka fituar tre ndeshjet e para të sezonit të Ligue 1 ndërsa ndeshjen tjetër luan kundër Lens më 14 shtator.