Ballina Kosovë Osmani në 26-vjetorin e krijimit të Policisë së Kosovës: Uniforma e efektivëve...

Osmani në 26-vjetorin e krijimit të Policisë së Kosovës: Uniforma e efektivëve akt atdhedashurie dhe simbol i dinjitetit shtetëror

9
0

Në ceremoninë e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani lavdëroi lart rolin dhe përkushtimin e kësaj force që nga krijimi e deri sot.

Ajo tha se historia e Policisë është histori guximi, përballjeje me sfida dhe besnikërie ndaj shtetit. Osmani theksoi se Policia ka qenë gjithmonë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Pavarësisht krizave dhe kërcënimeve, ajo theksoi se besnikëria e policëve ndaj Republikës nuk është lëkundur asnjëherë.

Presidentja vlerësoi sidomos angazhimin e Policisë në veriun e vendit, ku ajo ka vepruar me profesionalizëm dhe trimëri. Sipas saj, të qenit pjesë e kësaj force nuk është vetëm një detyrë ligjore, por edhe një akt i thellë patriotizmi.

Uniforma e Policisë përfaqëson rendin, ligjin dhe dinjitetin shtetëror. Ajo theksoi se policët e Kosovës janë të gatshëm të kontribuojnë edhe në misione ndërkombëtare. Me këtë, ata e pozicionojnë Kosovën si partnere në sigurinë globale. Në përmbyllje, Osmani tha se është jetike që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL dhe organizata të tjera të sigurisë ndërkombëtare.