Nga Kapitali
Vetem kete vere, shtetet fqinje kane kapur disa ngarkesa me produkte shqiptare, te cilat permbajne kimikate te rrezikshme jashte normave. Domate, pjeshke, speca etj etj. Praktikisht cdo perime apo frut te konsumit te perditshem.
Per te njejten periudhe ne tregun e brendshem, Autoriteti yne i Ushqimit nuk ka kapur asnje ngarkese apo parti produkti, jashte normave.Tani vijne natyrshem disa pyetje;
1-Cfare do te ndodhte nese domatet, pjeshket, specat te kapura jashte shtetit, do te ishin hedhur ne tregun e brendshem?
2-A do te ishin kapur ato nga autoritet shqiptare?
3-Sa eshte probabiliteti, qe ne tregun e brendshem te mos kete asnje produkt me permbajtje te ndaluar, ne kushtet kur jashte shtetit ato konstatohen masivisht?
Pergjigja e pyetjes se trete eshte statistikisht zero. Nuk ka as nje ne 1 milione shanse qe te gjitha prodhimet e prodhuara ne Shqiperi, te cilat kane permbajtje te ndaluara, te shkojne jashte dhe te mos tregtohen edhe brenda vendit.
Atehere pse nuk kap Autoriteti i Ushqimit qofte edhe nje rast te vetem produktesh me permbajtje te rrezikshme?
Problemi eshte korrupsioni dhe shteti pocaqi qe ka ngritur Edi Rama ne mbreterimin e tij te gjate si Pashai i plotfuqishem.
Por ndersa deshtimet e tjera te qeverisjes mund te tejkalohen me propagande, ky i ushqimit eshte nje krim kunder njerezimit me pasoja te tmerrshme.
Te helmosh njerezit e tu nga korrupsioni dhe paaftesia, kjo normalisht do te ishte karton i kuq per cdo qeveri.
Problemi eshte se ne Shqiperi, qeveria nuk e merr kartonin e kuq edhe kur helmon masivisht njerezit me ushqime toksike. Perkundrazi, shton mandatet.
Ndaj kjo situate ka vetem nje zgjidhje. Te presim te gezuar Shqiperine 2030, Shqiperine Europiane me kapituj plot. Te gezuar.
Por nje gje duhet thene. Nese Europa do kete rene deri ne kete pike sa te fuse Shqiperine ne BE, qe te helmoje dhe qytetaret e saj me sallatoret dhe patellxhanet toksike, lum kujt do t’i bjere fati te anetaresohet ne Unionin Afrikan.