Ballina Aktualitet “Vetëm me Hirin e Perëndisë mund të rrisim dituri”/ Mesazhi i Fortlumturisë...

“Vetëm me Hirin e Perëndisë mund të rrisim dituri”/ Mesazhi i Fortlumturisë së tij, Joanit për vitin e ri shkollor

20
0

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Fortlumturia e Tij, Krypesikopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani ka përcjellë një mesazh për nxënësit dhe mësuesit.

Në uratën e mbajtur, Fortlumturia e Tij, tha se dituria mund të rritet vetëm me Hirin e Perëndisë.

Fortlumturia e Tij, Joani u lut që Perëndia të ndriçojë mendjet dhe të pastrojë zemrat e nxënësve. Si dhe u lut që bekimi i Perëdisë të jetë me fëmijët gjatë gjithë jetës së tyre.

“Ne besojmë që vetëm me Hirin e Perëndisë mund ta rrisim një dituri. Etërit e kishës thonin këtë fjalë: Shkollo njerëz pa Zotin (që do të thotë shkollo njerëz pa vlera) dhe do të krijoni demonë.

Sepse çfarë është demoni? Njeri shumë i shkolluar që di shumë, shumë i mençur shumë i shkathët, por nuk ka vlerat që vinë nga mësimi i Zotit. Prandaj dhe ne i lutemi Perëndisë që t’u ndriçojë mendjen e t’u pastrojë zemrat.

Lutemi që bekimi i Perëndisë të jetë vazhdimisht me fëmijët, gjatë gjithë jetës së tyre”, u shpreh Fortlumturia e Tij.