Ballina Aktualitet Rama harron Lilon, Salillarin, Morinën/ Kryeministri paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit...

Rama harron Lilon, Salillarin, Morinën/ Kryeministri paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

148
0

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për masa më të rënda ndëshkuese ndaj personave që kryejnë ndërtime të paligjshme, apo ata që abuzojnë me lejen.

Gjatë prezantimit të masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, Rama tha se edhe ndërtuesit që shesin dy herë një apartament, do të ndëshkohen dhe objekti do të konfiskohet menjëherë.

“Nuk bën vaki më me hapjen e platformave deri të rruga. E dyta është për paligjshmërinë e ndërtimit të ligjshëm. Një tjetër fenomen që do e ndalim njëherë e mirë. Ka një përmirësim të ndjeshëm, por nuk na intereson përmirësimi, por vetëm çfarë nuk shkon. Do të bëjmë të gjitha këto ndryshme duke ngarkuar me përgjegjësi të gjithë njerëzit që janë hallkat e ndërtimit. Në një ndërtim ku projekti transformohet shpërfytyrohet, të gjithë janë pjesë e një zinxhiri fajësie, në qendër është ndërtuesi. Ndërtuesit që do zihen në faj do hynë në listën e zezë dhe nuk do ndërtojnë dot më. Nuk mund të vazhdojmë të shohim sesi disa ndërtues mashtrojnë qytetarët. Arrihet deri në absurdin që një apartament do shiten dy herë, masa do të jetë e rëndë dhe do jetë imediat konfiskimi i pronës. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të bllokohet zinxhiri” -u shpreh Rama.

Ky është paralajmërimi i disatë i Edi Ramës për ndërtimet pa leje. Të njëjtën gjë, shefi i qeverisë pati parlajmëruar dhe disa vite më parë, kur Belinda Balluku dhe Bledi Çuci dilnin si çingije nëpër pallatet e ndërtuara pa leje në mes të Tiranës.

Rama harron Lilon, Salillarin, Morinën/ Kryeministri paralajmëron

Por këto pallate pa leje, jo vetëm që nuk u konfiskuan, por ndërtuesit e tyre u shpërblyen me leje ndërtimi në zonat më të lakmuara të kryeqytetit dhe të bregdetit shqiptar./kapitali